Ish deputetja: Rritja e notës mesatare, konfuzion dy javë përpara provimeve!

34
Loading...
Spread the love

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me vendimin e qeverisë për notën mesatare për pranimet në universitet. Tabaku shkruan se rritja e notës mesatare ka sjellë konfuzion te maturantët, dy javë para provimeve.

“Ministrja e Arsimit me paaftësinë që ka karakterizuar edhe paraardhësen e saj vazhdon të prodhojë gafa me të njëjtin standard si shërbimet ndaj kryeministrit. Dy javë përpara se të nisë sezoni i provimeve të maturës, ministrja nxjerr një VKM në lidhje me notën mesatare. Duke ndryshuar thuajse totalisht skemën e futjes në Universitet pak javë përpara se të nisin provimet. Sakaq maturantët pas këtij urdhri janë të pasigurte, të frikësuar dhe të konfonduar nga ajo çfarë kanë lexuar pak ditë përpara provimit.” -shkruan  Tabaku ndërsa shton se beteja e PD-së do të jetë për të reformuar arsimin dhe për të zhbërë një herë e mirë kalbësirën e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Loading...