Kejvina Kthella pozon për një nga markat më prestigjoze botërore

101
Loading...
Spread the love

Kejvina Kthella, ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, ka pozuar së fundmi për një nga markat më prestigjioze në botë, “Guess”.

Në fotot bardhezi të publikuara në rrjetin social “Instagram” , Kejvina shfaqet me të brendshme dhe më provokuese se kurrë.

Sensualiteti dhe linjat e saj trupore perfekte kanë provokuar një sërë komentesh, ku pikasen ato pozitive. Kujtojmë se krahas Kejvinës edhe Oriola Marashi është përfshirë në radhën e modeleve që pozojnë nën emrin e markës “Guess”.

Ndërkohë kujtojmë që Kejvina u largua pak kohë më parë nga ‘Xing me Ermalin’, me preteksin se e prisnin projekte të mëdha në shtetin fqinjë Italin.

Mesa duket, kanë filluar të dalin në dritë pak nga pak projektet e reja të modeles, duke thyer kështu të gjitha aludimet e mediave.

Loading...