“Palët kanë rënë dakord për zgjedhje të parakohshme”

171
Loading...
Spread the love

Ish-ministri i Ekonomisë dhe i Financave Arben Malaj, i cili u përmend nga lideri republikan Fatmir Mediu si një nga kandidatët që do të bënte pjesë në qeverinë tranzitore, ka mohuar se ekziston një propozim i tillë.

Malaj tha për A2CNN se “nuk merrem me supozime, në kohën e caktuar probabiliteti që të përgjigjem po ose jo është i barabartë”.

Sipas Malajt, ajo është zgjidhja më e mirë, por  nëse arrihet ky dialog, ai do të ndërtohet “mbi gërmadhat e shpresave të vrara  të shqiptarëve”

Skenari i qeverisë tranzitore për ekonomistin e shquar nuk është thjesht hipotezë, por një marrëveshje që tashmë po konkretizohet.

Ai e shpjegon atë në tre faza. “Do arrihet fillimisht një marrëveshje që zgjedhjet vendore të shtyhen pak.  Hapi i dytë do të jetë krijimi i  një qeverie tranzitore, që nuk do të zgjasë deri në zgjedhjet e 2021, por deri në zgjedhjet e parakohshme, dhe duket që palët kanë rënë dakord  që kur të arrijnë marrëveshjen për zgjedhjet vendore të kenë caktuar edhe datën e ardhshme. Periudha nga zgjedhjet vendore tek ato parlamentare i jep kësaj qeverie transitore mandatin për një reforme politike”.

Po në qoftë se një marrëveshje ekziston në tryezë, pse palët duket sikur janë në përballjen  e tyre më të ashpër? Malaj e shpjegon me atë që quan game theory. “Asnjë nuk e tregon marrëveshjen deri ditën që ajo do të formatohet në të tre elementët”. Arsyja? “Maksimizimi i përfitimit të palëve”,-tha Malaj.

Loading...