Si në filma, raketa e NASA-s do të përplaset me një asteriod

50
Loading...
Spread the love

Misioni është quajtur DART (Double Asteroid Redirection Test).

Është planifikuar që në vitin 2021 NASA të godasë asteroidin Didymos, një ngjarje e parë vetëm në filmat fantastiko-shkencorë si ”Armageddon”.

Misioni është quajtur DART (Double Asteroid Redirection Test).

Qëllimi është që në vitin 2021, me një raketë të goditet asteroidi më i vogël i çiftit që përbën sistemin Didymos dhe që është 17 milionë kilometra larg Tokës.

Sistemi në fakt përbëhet nga një trup më i madh, me një diametër prej rreth 780 metrash, dhe një hënë e vogël, e quajtur Didymoon, me një diametër prej 160 metrash.

Çifti nuk është një kërcënim për Tokën dhe është një objektiv ideal për testim: ndikimi do të ndryshojë mënyrën se si Didymos sillet rreth asteroidit më të madh dhe kjo do të na lejojë të studiojmë ndryshimet në orbitë.

Loading...