Volejbollistja shqiptare fiton Champions Leaguen

29
Loading...
Spread the love

Erblina Bici ka hyrë në historinë e volejbollit shqiptar.

24 vjeçarja është shpallur fituese e Champions Leagues në volejboll, pasi skuadra Igor Novara fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj Conegliano.


Dominimi i skuadrës së Bicit ishte i dukshëm që në start, ku fitoi të dy setet e para. Ndërkohë, Canegliano reagoi në setin e tretë, ndërkohë që Novara sigloi fitoren pasi triumfoi me shifrat 25-22 në setin e katërt.

Skuadra nga Novara do të përfitojë plot 400 mijë euro, ndërsa vendi i dytë vetëm 200 mijë euro. Kujtojmë që volejbollistja e kombëtares shqiptare, e nisi karrierën te “Tirana”, për të vijuar te “Barleti Volej” e më pas në Itali.

Loading...